Lajmi i Ditës

Ndër 100 librat më të mirë nonfiction: Në vendin e 17 – Ariel, nga Sylvia Plath

Nga  | 
1803

Foto: Rex Features

 

 

 

 

 

 

 

Me veprën “Ariel”, që është vëllimi i dytë me poezi i shkrimtares Sylvia Plath, kjo e fundit është renditur në vendin e 17-të, në një renditje për 100 librat më të mirë nonfiction të të gjitha kohëve.

Rrethanat e tmerrshme në të cilat doli “Ariel” janë thelbësore për të kuptuar çdo vepër të Plath. Në vitet e hershme të martesës së saj me Ted Hughes, Plath ishte ‘partnerja e re’ në krijimtarinë e saj. Ajo ishte e njohur me “Colossus: dhe Poema të tjera” (1960), një vepër mjaft e mirëpritur, të cilën The Guardian e përshkruan si “ arritje e pazakontë e elementëve teknikë”, por që nuk tregon ende qartë forcën e jashtëzakonshme të veprës së Plath-it.

Në vitet e fundit të jetës, Plath qëndron në majë të problemeve në martesën me Hughes duke qenë veçanërisht e tërhequr me idenë e vdekjes së saj. Ashtu siç e përshkruan edhe te Ariel, poezia e saj e shkurtër, që fillon me vargun: “Jam shigjeta… që fluturon…”. Gjithçka që ajo shkruante ndiqej prej këtij obsesioni.

Mes vitit 1961 dhe ’62, duke punuar shpejt, ajo përfundoi novelën autobiografike: The Bell Jar, në të cilën i përshkruante mamasë së saj se ç’kishte bërë, duke vendosur bashkë ngjarje të jetës, me disa ngjyra më shumë.

“Besoj se kjo do të tregojë se sa i vetmuar ndihet një njeri kur vuan nga një traumë… Jam munduar të vizatoj botën time dhe njerëzit në të, parë nga optika e një bote të mbyllur.”

The Bell Jar u botua nga William Heinemann (botuesi i The Colossus) në Londër, më 14 janar 1963 nën psudonimin Victoria Lucas. Ky ishte një vendim i frymëzuar nga vetë Plath, për të rrëfyer ndjenjat e nënës së saj së bashku me një numër personazhesh realë përshkruar në novelë. Novela e parë e Plath doli në mes të dimrit më të ashpër të Anglisë.

Ndërkaq, Plath nisi të punojë për dorëshkrimin që u bë më pas vepra e plotë “Ariel” në fillim të vitit 1962. Kjo vepër ka qenë menduar me tituj të tjerë deri sa u vendos të quhej “Ariel dhe poezi të tjera…” si: “Dhurata e ditëlindjes”, “Baba”, “Ndjekësja e lepurit”.

image

Ajo u divorcua nga Ted Hughes, për shkak të lidhjes së tij me Assia Wevill, duke mbetur e vetme në shtëpinë që më parë kish pasur W B Yeats, në Londër.

 

Vargje nga S. Plath…

Të vdesësh

është art, si gjithçka tjetër,

Unë e bëj veçanërisht mirë.

(Nga Lady Lazarus, Ariel)

 

Burimi: The Guardian

Përkthyer për GW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares