Lajmi i Ditës

Pse Anne Hathaway u ndje e fyer?

Nga  | 

anne-hathaway-600x450

Anne Hathaway tallet me trupin e saj post-lindje pasi nuk ka marrë rezultatin që dëshironte prej palestrës.

Aktorja Anne Hatheway po ndihet më e fortë se kurrë tani që është bërë nënë. Në një intervistë në Ellen DeGeneres Show, Hatheway tha se megjithëse po ‘turpërohej’ në palestër, lindja e djalit të saj Jonathan Rosebanks tetë javë më parë, i ka dhuruar një vlerësim të ri për trupin.

“Unë punoj në Hollywood, dhe besoj e dini se këtu njerëzit pa shumë muskuj duhet të ndihen keq me veten… Por tani që jam rikthyer, e që po mundohem të humbas peshë, nuk mund të harroj edhe faktin që më është dashur të nxjerr një fëmijë jashtë trupit tim dhe ndihem mirë.”

Ajo gjithashtu u shpreh për Ellen Show se kishte mbetur e habitur nga reagimi i trajnuesit të saj në palestër, i cili mesaduket nuk e kishte kuptuar si është të humbësh kile pas një lindjeje.

‘Unë i thashë “Kam lindur 13 javë më parë” dhe ai tha: “Oh, domethënë po përpiqesh të humbësh kile prej lindjes?” në vend që të thoshte: “Oh, dukeni shumë mirë, megjithëse keni lindur!”

A nuk duhet të jetë kështu “etiketa”?!’

 

People

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares