Dukje

Ja si ishte burri ideal në vitet ’50

Nga  | 
Perry Como

Perry Como

Sipas një anketimi të bërë në vitin 1956  nga revista LIFE, në të cilin u pyetën gra të reja amerikane për cilësitë që e bëjnë një mashkull burrin ideal, u zbulua se ato lidheshin kryesisht me shtatlartësinë, sytë blu, ndershmërinë, trupin e lidhur, dobishmërinë e tij në punët e shtëpisë, të qenit i lexuar dhe gjithashtu me një profesion të qëndrueshëm. Ndërkaq, cilësitë që ndikonin në uljen e pëlqyeshmërisë ishin: Sjellja e pahijshme, të qenit posesivë, dominues, egoistë, kopracë si edhe ata që janë të vështirë me miqtë dhe të afërmit. Në këtë përshkrim, gratë tregojnë për cilësitë që do kishin dashur të gëzonte “burri ideal”por jo aq për burrat në jetën reale…

Kur gratë u pyetën për VIP-at meshkuj që sipas tyre i përfaqësonin më mirë karakteristikat më sipër, ato përmendën yje si: William Holden, Rock Hudson, Marlon Brando, James Dean dhe disa presidentë si: John F. Kennedy, Dwight Eisenhower dhe Richard Nixon.

Një ndër emrat e ‘listës’ është edhe këngëtari Perry Como, edhe pse ai nuk gëzon thuajse asnjë prej cilësive kryesore të renditura më lart, madje ndër të tjera ai nuk do mund të ishte as ndonjë ndihmë e madhe në kuzhinë. Por, Como përmbushte kërkesën për të qenë një kërcimtar i shkëlqyer. Ndonjëherë gratë, sipas LIFE, mjaftohen që burri të ketë vetëm dy këmbë… “Së paku, të provojnë të kërcejnë.” shkruan LIFE mbi këtë kërkesë të grave.

Singer Perry Como pretending to be the "ideal" and not-so-ideal husband by not helping his wife with the groceries.

.Singer Perry Como pretending to be the "ideal" and not-so-ideal husband by collecting sporting equipment.

Singer Perry Como pretending to be the "ideal" and not-so-ideal husband by cracking the whip at his wife.

Singer Perry Como pretending to be the "ideal" and not-so-ideal husband by washing the dishes.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares