Psikologji

20 këshilla për të gjetur dashurinë pas të 40-ave

Nga  | 

post-menopauesal

Këto këshilla mund të na ndihmojnë të shmangim stigma që kultura të ndryshme imponojnë mbi mundësinë e gjetjes së dashurisë në çdo kohë e në çdo moshë, pa dallim.

  1. Takohu me disa njerëz deri sa të jesh gati të vendosësh eksluzivisht për një.
  2. Kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kushtoji më tepër rëndësi veprave.
  3. Tri elementët më të rëndësishëm në një partner të mirë janë: Mirësjellja, koherenca dhe karakteri.
  4. Mos bëj hamendësime mbi “takimin” tënd me një partner aktual ose potencial. Mëso duke qenë spontanisht kurioze.
  5. Mos i sill kurrë lidhjet e tua të mëparshme në kohën aktuale. Shihe çdo njeri nga e para!
  6. Kurrë mos e vendosni dikë në piedestal sepse kështu do i jepni mundësi t’ju shohë nga lart…
  7. Nëse një grua ka treguar interes të qartë ndaj një burri që në takimin e parë, ajo nuk ka pse të dërgojë sms ditën tjetër për t’i kujtuar se ishte një takim i mrekullueshëm.
  8. Duhet të dini “absolutisht-kushtet” që dëshironi në një lidhje. Mos iu ndani asaj “liste”.
  9. Mos investoni më shumë në një partner nga sa investon ai te ju.
  10. Nëse një grua dëshiron të ketë kontroll në një lidhje, duhet të ndalojë së bëri vetë të gjitha planet.
  11. Nuk të duhet një fytyrë apo trup perfekt për të qenë tërheqëse. Tërheqja ka të bëjë me vetëbesimin: kush je. Puno për këtë!
  12. Ekulibro zemrën dhe trurin, dhe hyr në një marëdhënie me sytë hapur. Karakteri dhe vlerat që sheh që në fillim janë po ato që do të shohësh edhe në fund.
  13. Gratë duhet të pushojnë së menduari se në një farë mënyre mund ta “rregullojnë” një burrë.
  14. Mos harxho kohë në një lidhje me dikë që nuk ju vlerëson.
  15. Mos planifiko të ardhmen përpara se të shohësh se ekziston një “e tashme”.
  16. Çdo takim/lidhje është një mundësi për të njohur diçka mbi lidhjen dhe mbi veten. Argëtohu. Tani.
  17. Siç edhe gjyshet thonë: ‘Çdo tenxhere e ka një kapak.’ Mos ndalo së shpresuari.
  18. Vetëvlerësimi yt është i njëjtë me personin që tërheq drejt vetes.
  19. Bëhu përzgjedhësja/i. Mos shko në një takim duke menduar: “Shpresoj që të jem e/i pëlqyeshme për atë.” Shko duke menduar, “Uroj të më pëqejë ajo/ai.”
  20. Kur dikush zbulon për herë të parë veten e tij te ju, kushtojini vëmendje të veçantë. Është ky çasti që mund të zbuloni atë që dëshironi me të vërtetë të dini.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares