
Theresa May ka një eksperiencë akademike të shumëllojshme në sektorin publik dhe privat. Ajo ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe e ka nisur karrierën në Bankën e Anglisë si përgjegjëse e Departamentit të Marëdhënieve Europiane si edhe si këshilluese e marëdhënieve me jashtë.
Znj. May është përfshirë në politikë në të gjitha nivelet për shumë vite me radhë, si fillim në nivel lokal, si pjesë e Partisë Konservatore përpara se të merrte detyrën si këshilltare e LBM (London Borough of Merton) nga viti 1986 deri në 1994-ën.
Theresa ka qenë anëtare e Parlamentit për Maidenhead në maj të vitit 1997. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe ajo ka qenë pjesëmarrëse e rregullt dhe aktiviste e shoqërisë civile në vendin e saj, për të përmirësuar Linjën e Trenave, shërbimin në spitale si edhe për të përmirësuar qendrën e Maidenheadtown.
May ka mbajtur poste të ndryshme në Parlament që prej vitit 1997. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ajo është Kryetarja e parë grua e Partisë Konservatore. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm kundër emigracionit dhe për forcimin e mbrojtjen e kufijve nga terrorizmi si edhe si aktiviste e rregullt për mbrojtjen e Të drejtave të Grave dhe Barazisë Gjinore në vitet 2010-2012.
Nuk ka komente