Lajmi i Ditës

Sulmi në Nice: qyteti ku kalojnë verën artistë dhe pushues

Nga  | 

074862_130509125218

Sulmi mbrëmjen e 14 korrikut, në Nice të Francës, festën që njihet tradicionalisht si “Dita e Bastijës”: një ndër ditët më domethënëse të kalendarit francez, mesaduket ka qenë një zgjedhje strategjike e terrorizmit duke qenë që në këtë vend vijnë çdo vit artistë, shkrimtarë por edhe pushues të thjeshtë nga i gjithë globi. Gjithashtu, këtë vit, Nice ka shërbyer edhe si vendi që ka ‘strehuar’ tifozët e Kampionatit Europian 2016 të zhvilluar në Francë.

Bregdeti i Jugut të Francës, është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët për të pushuar çdo vit. Riviera Franceze përfshin Nice, St. Tropez dhe Kanën e famshme. Vetëm pak kilometra më larg Nice gjendet edhe Principata e Monakos.

Ndërsa çdo vit Nice ka qenë një destinacion mikpritës për mijëra pushues, duke i ofruar bukuritë natyrore dhe shkëlqimin e saj, dita e djeshme është shndërruar në një arenë përgjakjeje nga ku ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

“Policia ka qëlluar dhe vrarë shoferin e kamionit të tmerrit”, ka raportuar Pierre Henry Brandet, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës.

Deri tani, rezulojnë të jenë mbi 80 viktima si edhe dhjetra të plagosur.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares