Frymëzime

Përmirësoni karrierën tuaj pa hequr dorë!

Nga  | 

a6157f50-e7ac-0133-2426-0e1b1c96d76b

Susanna Halonen, autorja e ‘Screw Finding Your Passion, It’s Within You, Let’s Unlock it’ shpjegon se si mund ta ndryshojmë qasjen tonë ndaj profesionit për të impresionuar drejtuesin.

Tregohu falenderuese

Në fund të çdo dite pune, shkruaj në letër tri gjëra për të cilat je mirënjohëse ndaj vetes në nëntë orët e shkuara. Bëje këtë për tre javë dhe jo vetëm që do ta kthesh mirënjohjen në zakon por, do të fillosh të përqëndrohesh në gjërat më pozitive që lidhen me punën tënde duke i dhënë prioritet punëve.

Gjej motivimin 

Duhet të gjeni “pse-në” pas asaj që bëni. Ndoshta është aq e thjeshtë sa ç’janë pagesat e faturave. Megjithatë, vetë procesi i të kuptuarit të kësaj “pse-je” do ju bëjë të keni një vlerësim të ri për paratë e fituara në fund të muajit.

Mëso diçka të re

Si qenie njerëzore, ne jemi përherë në zhvillim. Kjo do të thotë që mund të jemi më të lumtur kur jemi duke mësuar dhe ky është një prioritet në punë. Regjistrohu në kurse trajnuese për të mësuar njohuri profesionale shtesë.

Socializohu

Marëdhënia juaj me kolegët me siguri ka ndikimin më të madh te kënaqësia në punë. Njihi kolegët duke i ftuar në pushimin e drekës dhe duke i folur edhe për disa gjëra jashtë pune. Kjo do të ndikojë në rritjen e krijueshmërisë dhe pozitivitetit të tyre.

Mendo prapa në kohë

Pse keni dëshiruar të punoni për këtë kompani? Ju do tërhiqeni natyrshëm nga vendet që janë të ngjashme me vlerat tuaja dhe nëse do të shihni pas kontaktet që keni krijuar, do të qartësoni se cilat janë ato. Dhe gjithashtu do të kujtoheni t’i vlerësoni.

Buzëqesh më shumë

Kur buzëqeshni, ju krijoni një reaksion kimik pozitiv në trupin tuaj – dhe te njerëzit që ju rrethojnë. Gjithashtu, kur qeshni, i bëni edhe të tjerët t’ju imitojnë. I gjithë procesi i të buzëqeshurit ka efekt pasqyrë.

Ofro ndihmën tënde

Mendoni për mënyra se si të ndihmoni kolegët tuaj të kursejnë kohën, në vend që t’i jepni atyre nga koha juaj.

Thuaj ‘Faleminderit’

Mund të tingëllojë si diçka e mirëqënë, por kur dikush bën diçka të mirë, falenderojeni! Kjo mund të ketë të njëjtin efekt sa edhe mbajtja e derës përpara se dikush të hyjë apo ofrimi i një gote çaji. Kurrë mos e merrni për të mirëqenë diçka të mirë.

Inkurajo kolegët 

Koha është të ndaloni së pari kolegët tuaj si kërcënim, në vend të kësaj, ndihmojini ato. Bëni vazhdimisht brainstorm duke krijuar në fund një situatë win-win.

Bëje zërin të të dëgjohet

Menaxherët janë gjithnjë të tërhequr prej njerëzve që janë të zotë mjaftueshëm për të ndarë pikëpamjet e tyre me të tjerët – kjo nuk do të thotë të ndaloni të tjerët të shprehin idetë e tyre – do të thotë vetëm që të shpreheni në mënyrë konçize dhe tërheqëse. Përdorni fraza si: ‘Sipas mendimit tim’ apo ‘Unë mendoj’.

 

Përshtatur në shqip: Për GW

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares