Lajmi i Ditës

Dua Lipa së shpejti në Kosovë

Nga  | 

landscape-1450980008-elle-january-2016-dua-lipa-intel

Në 7 gusht këngëtarja Dua Lipa do të jetë në Kosovë. Në datën 9 ajo do të mbajë një koncert bamirësie në Prishtinë, në kuadër të Fondacionit Sunny Hill.

Në një prononcim, Kryetari i komunës Prishtinë; Shpend Ahmeti premtoi se në vijim do të ketë edhe koncerte të tjera me këngëtarë të njohur.

Dua Lipa, e datëlindjes 1995, ka lindur në Londër. Familja e saj emigroi në këtë vend në vitet ’90 për shkak të dhunës në Kosovë në atë periudhë. Në moshën 11 vjeçare ajo u transferua në Prishtinë, deri në moshën 15 vjeçare, kur u kthye përsëri në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj drejt muzikës. Dramat e ndodhura në jetën e saj ishin edhe burimi kryesor i frymëzimit.

Për ata që nuk e dinë, babai i këngëtares ka qenë i njohur në Kosovë me bandën e tij të muzikës rock, ODA.

Dua Lipa u bë e njohur me këngën e saj të parë “New Love”, këngë kjo që u realizua në bashkëpunim me Andrew Wyatt dhe Emile Hayne. Sipas këngëtares, hiti i dytë është një vetërrëfim, për këngëtaren: një luftë drejt asaj që ajo ka dashur të arrijë me këmbëngulje.

Rrjeti BBC e ka vendosur këngëtaren në listën e atyre që i quan “Sound of 2016”. (Kosova Press)

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares