Psikologji

Si të bëhesh një ‘gentlewoman’ e kohës

Nga  | 

Summer-New-Korean-Style-Slim-Women-Shirt-Stand-Collar-Short-Sleeve-Chiffon-Blouse-Two-Colors-Patchwork

Mjaft më me rregulla që përshkruajnë gentleman-in modern – po sikur të flasim pak për ‘gentlwoman-in moderne’. Një gentlewoman e shek.21?

Ja disa nga këshillat që mund të të bëjnë një gentlewoman:

1. Puna

Në gentlewoman është një grua që ndjek një profesion me një qëllim. Ajo nuk është tipi lajkatues, por njëlloj tërheqëse si për njërin, ashtu edhe për të tjerët. Ajo gjithashtu i mban derën, për respekt, çdo mashkulli. Ajo është mishërim i mirësjelljes, një cilësi kjo që mund ta kthejë edhe në akullnajë kur rrethanat e kërkojnë, sepse mirësjellja e saj nuk është e imponueshme nga askush. Ajo shtrëngon duart me të panjohurit por puthjet i ruan për njerëzit e afërm, jashtë punës.

2.  Çështjet praktike

Ajo nuk trembet nga askush dhe nga asgjë: gjendja financiare, të ngasë një makinë, merimangat. Ajo mundohet të vërë në punë talentin për t’u dalluar. Një gentlewoman i mban vetë valixhet apo pesha të tjera.

3. Retorika

Një gentlewoman nuk thotë: “Mbylleeee gojën!” Ajo nuk ndan me kolegët në punë shaka banale. Dhe as kur ato shoqërohen me “Pardon my French”.

4. Familja 

Të ‘ngacmosh’ të afërmit është e pranueshme, por nuk është aspak kur kjo kthehet në satirë fyese.

Nëse nuk është prostitutë, ajo i paguan vetë faturat dhe përdor prezervativin e saj. Kjo e fundit, edhe nëse është prostitutë.

5. Ushqimi

Një gentlewoman ha dhe pi sipas dëshirës dhe nuk është pjesë e bisedave për dieta, të cilat zakonisht ulin vetëvlerësimin. Nëse i është futur një diete, ajo e mban këtë për vete duke u sjellë normalisht.

6. Pijet

Një gentlewoman mund të ‘flirtojë’ me alkoolin por kurrë të bëhet e varur. Sambuca sugjerohet për moshën nën 30.

7. Pastërtia

Një gentlewoman apo lady, ashtu sikurse një gentleman, e konsideron kënaqësi të merret me punët e shtëpisë pa e kthyer këtë në detyrim. Ajo nuk merr pjesë ne publikime masive të ‘selfieve pa make-up’, vetëm në qoftë për arsye humanitare. Thonjtë preferohen të jenë me manikyr por pa e ekzagjeruar me dizaine. Ajo nuk e praktikon nxirjen me solar dhe nuk i përdor thonjtë fals si dhe shtesat e flokëve.

8. Fustani

Ajo duhet të vishet në mënyrë të përshtatshme sipas vendit. Sportive për sport dhe përdita dhe elegante në evente.

9. Dizaini

Një gentlewoman nuk e përdor ‘rozën’ për të lyer shtëpinë. Ajo kujdeset që të ketë disa pije në shtëpi për vete por edhe për të ftuarit që mund të vijnë.

10. Seksi

Një gentlewoman nuk bën gjithmonë dashuri në pozicion misionari, poshtë. /The Telegraph

 

Përshtatur në shqip për GW

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares