Lajmi i Ditës

Det apo mal? Cili ju shkon më shumë?

Nga  | 

image

Mendoni për destinacionet e fundit ku keni qenë për pushime… I kaluat pranë ndonjë çadre, duke luajtur me kështjella rëre? Apo mbi libra, në lartësinë e ndonjë maje mali?

Studimet raportojnë se destinacionet që zgjedhim përkojnë me personalitetin dhe lumturinë. 

Ka disa aspekte të jetës së plazhit dhe disa të jetës së malit që reflektojnë pjesë thelbësore të karakterit tonë. Për këtë arsye, pyetja mbetet: je dikush që preferon jetën-mes-pyllit apo dikush që ka dëshirë të gjendet mes dallgëve dhe ujit? Me fjalë të tjera, të pëlqen më shumë mali apo deti?

Studimet kanë treguar se personat që janë introvertë kanë tendencë të parapëlqejnë pushimet në shtëpi mali, mes pyjeve. Ato me personalitet ekstrovert gëzojnë më shumë aspektet sociale me elementët e jetës së plazhit. Kur vjen puna te gjeografia, personaliteti ynë del gjithmonë në pah.

Studimi mbi tipat e personaliteteve që përkojnë më destinacione të ndryshme pushimesh janë quajtur “përputhja e individit me ambientin”. Sipas tij, personat e mbyllur në vetvete preferojnë vendet e qeta, ku shkëmbimi social është i kufizuar. Ndërkaq ekstrovertët do të shijojnë më mirë plazhin, ku janë edhe më të ekspozuar ndaj njerëzve, ndërveprimit, siç i shkon për shtat natyrës së tyre.

Faktorë të tjerë, si mosha, gjinia dhe raca nuk kanë ndonjë ndikim për sa i takon zgjedhjes së një destinacioni. E gjithë kjo zgjedhje bëhet kryesisht sipas tipit të personalitetit.

Plazh vs Mal

Pushuesit e malit kanë mundësi të meditojnë. Këta lloj pushuesish solo janë në kërkim të ideve të thella që kërkojnë izolim dhe reflektim. Nga ana tjetër, pushuesit e detit janë kryesisht personalitete që duan njohje të reja, socializim mes zhurmës, dalje dhe jetë aktive.

Përkthyer për GW

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares