Lajmi i Ditës

Majlinda Kelmendi: Vajza e Artë e xhudos

Nga  | 

imageMajlinda Kelmendi i dhuroi medalje të artë Kosovës, në sportin e xhudos, si pjesë e Lojërave Olimpike Rio 2016. Një ngjarje e rrallë kjo për një shtet të ri i cili merr pjesë për herë të parë në këto lojëra.

Nuk kanë vonuar edhe komentet e mediave të huaja për këtë fitore të sportistes Majlinda Kelmendi.

“Majlinda Kelmendi shkroi historine: Ajo solli medaljen e parë të artë për Kosovën”, raporton gazeta Blic.

“Kosova merr për herë të parë pjesë në Lojërat Olimpike dhe fiton medaljen e artë,” shkruan BBC. “25 vjeçarja Kelmendi fitoi kundrejt italianes Odette Giuffrida”. Sipas të njëjtit burim, Kelmendi ishte qysh më përpara ‘vajza e artë’ e xhudos, pas disa medaljeve të fituara, por kjo medalje e artë e konfirmoi edhe më shumë këtë.

Ndërsa sport.de raporton: “Deri të dielën në mbrëmje 75 shtete ishin pa medalje ari në Lojërat Olimpike, por tani mbetën 74. Kosova mori medaljen e arit pas fitores së xhudistes Majlinda Kelmendi”.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares