Lajmi i Ditës

Vrapueset rrëzohen dhe pastaj shkojnë bashkë në finish

Nga  | 
image

Patrick Smith via Getty Images

Kur Abbey D’Agostino e skuadrës së SHBA dhe Nikki Hamblin e Zelandës së Re ranë në tokë gjatë garës  së vrapimit 5000 m për femra, në Lojërat e Rios, ato vendosën shpejt e shpejt së bashku se kishte vetëm një zgjidhje: 

“Çohu, çohu shpejt! Duam të arrijmë në fund!” i tha lojtarja D’Agostino konkurrentes. “Jemi në Lojërat Olimpike këtu. Dhe duhet ta mbyllim këtë garë.”

Në një çast kulminant të shpirtit Olimpik, ato bënë pikërisht këtë gjë.

D’Agostino, që kishte njërin gju të dëmtuar, mbeti pak pas Hamblin gjatë kohës që po mbërrinin pranë vijës së finishit së bashku. Por, kur u kthye pas për te amerikania e lënduar, D’Agostino i tha asaj të vazhdonte vrapin.

D’Agostino eventualisht e mbylli garën, duke u renditur në vendin e fundit me një kohë prej 17:10. Hamblin arriti në vendin e parafundit me 16:43. Dy vrapueset përqafuan njëra-tjetrën në fund të garës.

Më pas, Hamblin e ndihmoi D’Agostinon të ulej në një karrige me rrota. Por kishte një lajm të mirë: Të dyja vrapueset u kualifikuan në garën 5000 m për femra për shkak se u penguan.

image

Patrick Smith via Getty Images

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares