Lajmi i Ditës

Amber Heard jep 7 milionë dollarët pas divorcit, si fond kundër dhunës ndaj gruas

Nga  | 

image

Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp, jep të gjitha paratë që siguroi pas divorcit: 7 milionë dollarë, për bamirësi.

“Ashtu siç edhe deklarova, paratë nuk luajnë ndonjë rol për mua personalisht dhe asnjëherë nuk kanë pasur rol, përveç idesë për t’i dhënë në bamirësi, dhe këtë po bëj. Duke bërë këtë zgjedhje mund të mbroj ato që janë më pak në gjendje ta bëjnë vetë,”

Heard, 30 vjeç, dha këtë deklaratë për People. Duke shtuar: “Siç është raportuar edhe në media, shuma prej 7 milionë dollarësh e fituar pas divorcit do të dhurohet. Kjo shumë e tejkalon çdo dhurim tjetër që mund të kem bërë më parë dhe që do të bëj në të ardhmen.

Sipas People, ky dhurim ka një fokus të veçantë: Stop dhunës ndaj grave! nisur prej dhunës që vetë aktorja pësoi nga ish-partneri i saj Depp pak muaj më parë, si edhe për fëmijët e sëmurë të LA, ku Heard punoi si vullnetare për 10 vitet e shkuara.

“E di që këto organizata do t’i përdorin fondet për të mirë duke mbështetur njerëz në të ardhmen. ” tha aktorja.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares