Lajmi i Ditës

‘Home’ nga regjisorja More Raça në Raindance Festival

Nga  | 

image

Regjisorja e re shqiptare që jeton në Prishtinë, More Raça, do të marrë pjesë në Premierën Botërore të Raindance Film Festival, në edicionin e 24-të të tij, me filmin “Home”. Ky film, me skenar dhe regji nga More Raça dhe Produksion nga Sunaj Raça tashmë, është pranuar zyrtarisht në Festivalin e Filmit Indipendent, në Mbretërinë e Bashkuar. Bëhet fjalë për një festival të kategorisë ‘A’ me mjaft rëndësi për filmin europian dhe botëror. Këtë vit, 6000 filma do të konkurrojnë në këtë festival, mes të cilëve edhe ‘Home’ nga regjisorja More Raça. 

Diçka për More Raça

Regjisorja vjen me projektin e saj të dytë në industrinë kinematografike. Filmi i parë me titull ‘Amel’ pasohet nga një tjetër me metrazh të shkurtër: ‘Home’. Ajo thotë për Gentlewomen se ndihet shumë e lumtur për pjesëmarrjen në një festival të një niveli të tillë.

“Te jesh pjesë e nje festivali si Raindance është një sukses i madh, dhe jam e lumtur që unë dhe i gjithë ekipi i filmit arritëm që Premierën Botërore të filmit ‘Home’ ta kemi në një festival të këtij niveli. Filmi po nis rrugën e tij në një nga festivalet më të mëdha botërore edhe kjo do i japë një mundësi shumë të madhe për konkurrim në festivale të ardhshme.”

image

Subjekti

Filmi ‘Home’ bazohet në një ngjarje të vërtetë. Ai trajton problematikën e trashëgimisë mes një vëllai dhe një motre, mes të drejtës bazuar në traditë si edhe asaj ligjore për të përfituar në mënyrë të barabartë. Ai është finalizuar në total si projekt në qershor të këtij viti.

Skenari dhe regjia: More Raça

Producent: Sunaj Raça

Në role, aktorët: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina

Premiera në Londër : 21 shtator – 2 tetor

image

1 Comment

  1. Bill

    Shtator 4, 2016 at 2:01 pm

    Wow, this paragraph is good, my younger sister is analyzing these things,
    thus I am going to let know her. http://bing.co.uk

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares