Lajmi i Ditës

Një familje pa jetë nga tërmeti i Abruzzos: Prindërit të përqafuar, dy fëmijë

Nga  | 

Një familje e tërë e shkatërruar nën gërmadha prej tërmetit në Accumoli, një grua që ia kishte mbathur nga Aquila prej sismës dhe që tani humbi vajzën e saj të vogël në Arquata, dy binjakë 7 vjeç vënë përposhtë: njëri i vdekur, tjetri në gjendje shumë të rëndë.

Bilanci i viktimave ka ardhur në rritje nga katastrofa e ndodhur dy netë më parë, pak orë pas mesnate, me epiqendër në Accumoli, tërmet ky që la për pasojë shkatërrime të mëdha dhe viktima duke nisur nga Lazio, Umbri, Abruzzo dhe Marche. Gjithashtu edhe shumë fëmijë mbetur nën rrënojë.

Deri tani numri i viktimave mendohet të jetë mbi 220, ndërkaq, rreth 17,000 familje kanë mbetur të pastrehë.

Në Accumoli, një ndër tragjeditë më të mëdha: kërkuesit kanë gjetur baba, nënë dhe dy fëmijë të pajetë. Dy prindërit kanë humbur jetën të përqafuar, asnjë shpresë për dy fëmijët 8 vjeç dhe 8 muaj.

Një lutje për shpirtin e Andreas, Graziellës dhe dy fëmijëve Riccardo dhe Stefano.

 

© PËR GW – KY MATERIAL NUK LEJOHET TË KOPJOHET PA CITUAR BURIMIN.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares