Lajmi i Ditës

Bikini apo burkini?

Nga  | 

image

PARIS – Polici në foto duket se po ngërdheshet ndërsa po nënshkruan fletushkën për gruan që qëndron përballë tij, e fyer, për veshjen e saj të plazhit; ndoshta ai argëtohet duke e bërë të ndihet jo rehat.

image

Jo, ajo nuk ka veshur burkini.

Fotoja daton që prej vitit 1957. Gruaja në këtë imazh ka veshur bikini në plazhin e Riminit në bregdetin e Adriatikut. Në atë kohë, Italia e ndalonte kostumin e hapur të banjës; ishte shumë ‘jomodest’ për t’u veshur në publik.

Në mesin e ‘luftës’ anti-burkini në Francë, bikini po feston 70-vjetorin, dhe fotorafitë ndër vite, kronologjikisht dëshmojnë për historikun e tyre në vitet ’40, ’50 dhe ’60.

Gjithçka që ka të bëjë me mënyrën e veshjes së grave dhe në përgjithësi me veshjet e tyre ka tërhequr gjithnjë kontroversitet duke i ndikuar shoqëritë që të legalizojnë apo të rregullojnë zgjedhjet e grave.

Historianët, sociologët dhe antropologët kanë folur mbi këtë për dekada, por e vërteta e thjeshtë na tregon se trupat e grave nuk janë fushëbeteja. Formalisht apo informalisht, burrat (pikë së pari) historikisht kanë vendosur rregulla mbi veshjen e grave për një kohë të gjatë.

“A nuk mundemi ta vendosim vetë se ç’duam të veshim në 2016-ën?” pyet Sarah Fekih, 23 vjeç, nga Lioni, Francë, në një koment të shkruar për New York Times. “Nëse dikush dëshiron të vishet shkel-e-shko dhe dikush tjetër thuajse nudo apo edhe e veshur nga koka te këmbët, a nuk është kjo një zgjedhje personale e cila nuk mundet të ndikohet prej ligjit?”

Natyrisht, debati i burkinit nuk ka të bëjë vetëm me feminizmin. Ka të bëjë më shumë me vizibilitetin dhe praninë e Islamit në Francë, dhe vjen më pas në kontekstin e akteve të fundit terroriste, veçanërisht ai në Nice.

Polici i armatosur i kërkon gruas të zhvishet në një plazh në Nice, Francë, të martën.

Debati vazhdon për sa i takon Islamizmit e rracizmit në Francë, por duhet marrë parasysh se është pikërisht veshja e grave që po bëhet shënjestër e debatit.

Përgjatë historisë, një ndërthurje rregullatorësh lokalë si edhe presioni social kanë ndikuar mënyrën si gruaja është veshur – korse dhe dekolté, bust, pantallona etj. Franca, tani, po kërkon t’i “zhveshë” gratë, por edhe kjo nuk përjashtohet nga e njëjta narrativë.

Edhe në rastin e burkinit si të bikinit njerëzit thonë: “Po i vendosim këto rregulla për të mirën e gruas,” shprehet Deirdre Clemente, një profesor universiteti në Nevada, që ka studiuar “dress code” për gra. Por, sërish, sipas logjikës së mësipërme gratë nuk mund të jenë dot në gjendje të rregullojnë vetë paraqitjen e tyre.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares