Lajmi i Ditës

Axhenda e shenjtërimit të Nënë Terezës në Tiranë

Nga  | 

Duke filluar që nga nesër deri në datën 7 shtator në Tiranë do të zhvillohen aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën, e cila fillon nesër në orën 10:00 me një vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”

Po ashtu në datën 4 shtator në orën 10:00 do të zhvillohet një lidhje Live nga Vatikani, për të ndjekur meshën e Papës.

Axhenda
2 Shtator 2016, ora 10:00 Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”

4 Shtator 2016, ora 09:15 Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”
ora 09:30 Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
ora 10:00 Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut

6 Shtator 2016, ora 11:00 Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës

7 Shtator 2016, ora 19:00 Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”./BalkanWeb

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares