Lajmi i Ditës

Bebe Rexha, sot, në një koncert ‘të çmendur’ në Tiranë

Nga  | 

bebe-rexha-ne-tirane

27-vjeçarja Bebe Rexha, do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë sot në mbrëmje. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri.

Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.

Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore./Top Channel

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares