Lajmi i Ditës

25,000 dollarë gjobë për sjelljen raciste të shqiptares në SHBA

Nga  | 

382532d100000578-0-image-a-20_1473476042923

Emirjeta Xhelili, gruaja shqiptare, fanse e kandidatit republikan për zgjedhjet në SHBA Donald Trump ka sulmuar dy gra myslimane në rrugë duke u hequr shaminë, qëlluar e duke shtyrë karrocën ku qëndronin foshnjat e tyre: 12 dhe 15 muajshe. Ajo, prej këtij veprimi të konsideruar si racist ndër të tjera, rrezikon të gjobitet me 25,000 dollarë. 

Xhelili, e cila jetonte në Bruklin të Nju Jorkut, është ndaluar menjëherë nga policia pas veprimit ndaj grave myslimane.

Ajo mësohet të ketë thënë sipas CNN: “Këtu jeni në SHBA, ju nuk duhet të jeni të ndryshëm nga ne. Largohuni nga Amerika, nuk duhet të qëndroni këtu”.

“Jemi të keqardhur prej kësaj ngjarjeje, por jemi edhe të kënaqur për reagimin e menjëhershëm të policisë”, kanë thënë autoritetet e policisë pas ndalimit të gruas shqiptare.

Sipas investigimit përkatës, Emirjeta Xhelili, kishte postuar edhe disa statuse raciste në twitter-in e saj personal. Gjithashtu u zbulua edhe një adresë tjetër me emrin Mary Magdalene nga ku ishte postuar: “Allahu juaj po më puth b*, “Martin Luther King-u ka qenë një kristian fals. Një kristian i vërtetë nuk mundet të jetë i zi…” etj.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares