Lajmi i Ditës

Japoni: Një grua, lidere e partisë në opozitë

Nga  | 

image

Partia Demokratike në Japoni, e cila është edhe partia më e madhe opozitare në vend, ka bërë një ndryshim historik, duke përzgjedhur një lidere grua në krye të saj.

48-vjeçarja Renho Murata, nënë e dy fëmijëve, ish-modele, e cila më parë ka shërbyer si deputete, u zgjodh për t’i dhënë një imazh të ri partisë pas performancës së dobët të partisë gjatë krizës nukleare Fukushima.

Renho është një ndryshim radikal për partinë edhe për faktin sepse është pjesërisht me origjinë jo-japoneze, me një baba nga Taivani dhe një mama japoneze.

Në zgjedhjet e të mërkurës për liderin e partisë, Renho, premtoi një transformim revolucionar të partisë që ofron alternativa realiste për njerëzit duke u ndalur te investimet e mëdha, duke përfshirë ato në arsimin parashkollor si edhe rroga më të larta për mësuesit dhe mjekët.

Kohët e fundit, gratë në Japoni kanë thyer traditën duke zënë poste kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Yuriko Koike, e cila u zgjodh guvernatore e Tokyos.

Për zgjedhjen e Renho në krye të partisë, ka pasur kritika pozitive dhe negative. Sipas Kazuhisa Kawakaki, prof. e shkencës politike në Universitetin Ndërkombëtar HW, Renho do të luajë një rol të rëndësishëm për ta diferencuar partinë nga e shkuara.

Ndërsa Yoshiaki Kobayashi, prof. e shkencës politike në Universitetin e Keio, u tregua më cinik duke thënë se karta “e gruas” thjesht do të ushqejë vetëm politika pro gruas duke mos mjaftuar si ndryshues të lojës së partisë në total.

Thënie e fundit nga liderja japoneze Rheno:

“Grave i duhet të luftojnë kundër shumë presioni të padukshëm për të arritur një pozicion në shoqëri. Mund të dukem e fortë, por në fakt, jam e turpshme dhe e dobët. Duke thyer barrierat që ekzistojnë, edhe përmes burrave që i përkrahin, gratë mund të inkurajohen të ecin përpara, ashtu siç arrita unë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares