Lajmi i Ditës

Reagimi i parë i Marion Cotillard për Pitt-Jolie

Nga  | 

Mësohet se aktorja Marion Cotillard më në fund është prononcuar mbi zërat e një marrëdhënieje të mundshme mes saj dhe Brad Pitt.

“Ky do të jetë reagimi i parë dhe i vetëm pas lajmit të shpërndarë anembanë në 24 orët e fundit. Nuk jam mësuar të komentoj në gjëra si këto, por meqë po preken njerëz të mi të dashur, duhet të flas.

E para: Shumë vite më parë takova burrin e jetës sime, baba i djalit tonë dhe i fëmijës tjetër që po presim. Ai është dashuria ime, shoku im dhe i vetmi për të cilin kam nevojë.

E dyta: Për ato që po aludojnë se ndihem keq, jam shumë mirë, faleminderit!

Dhe për gjithë mediat dhe urryesit kudo që po gjykojnë dhe po shpërndajnë lajme, ju uroj sinqerisht rehabilitim të ëmbël.

Së fundmi, uroj me gjithë zemër që Angelina dhe Brad, të cilët i respektoj shumë, të gjejnë paqe, mes gjithë kësaj atmosfere turbulluese.

Me gjithë dashurinë time,

Marion’

 

image

Ndërkaq, konfirmohet së aktorja Marion Cotillard është e martuar prej vitesh me Guillaume Canet dhe presin një fëmijë së bashku.

 

© GW KY MATERIAL NUK LEJOHET TË KOPJOHET PA CITUAR BURIMIN. 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares