Lajmi i Ditës

Protesta në Varshavë për Ligjin e ri mbi abortin

Nga  | 

Dhjetra gra kanë dalë në protestë kundër ligjit të ri që pritet të ndalojë abortin në Poloni. Ligjet ekzistuese të Polonisë që trajtojnë problematikën e abortit janë aktualisht, ndër më të rreptat në Europë. Aborti është i lejueshëm vetëm kur kërcënohet jeta e nënës ose kur shtatëzania është produkt inçesti apo përdhunimi.

Me propozimin e ligjit të ri, kërkohet që gratë të dënohen me 5 vjet burg dhe më shumë për çdo shkak i cili nuk është një ndër shkaqet e mësipërme. Edhe doktorët që ndihmojnë në këtë proces mund të dënohen me burgim. Thuhet gjithashtu se do të hetohen edhe rastet ku ka dyshim nëse aborti ka qenë spontan.

Kjo ka rrezik të frikësojë mjekët edhe në rastet kur aborti duhet kryer për arsye shëndetësore. Kisha Katolike në Poloni, si edhe një koalicion kundër-abort që ka përgatitur një peticion prej 100.000 firmash, kanë pasur ndikimin e tyre mbi këtë ligj.

Shumë gra polake ndihen të shtypura padrejtësisht nga shteti. Ky ligj kërcënon sigurinë dhe dinjitetin e tyre.

“Shumë gra në Poloni po ndihen të pafuqishme, sikur nuk janë dhe nuk trajtohen si të barabarta dhe sikur nuk kanë të drejtën për të shprehur një opinion.” thotë Magda Staroszczyk, një ndër gratë pjesë e fushatës pro-abort. “Ky është një shans për ne që të shihemi dhe të dëgjohemi.”

Protesta e ditës së hënë në Varshavë u frymëzua prej grave të Islandës të cilat bënë bojkot 40 vite më parë duke refuzuar të punonin, të gatuanin dhe të kujdeseshin për fëmijët, për një ditë, në tetor 1975.

 

Përkthyer për GW

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares