Lajmi i Ditës

And the winner is…? Bob Dylan.

Nga  | 

Bob Dylan është shpallur pak minuta më parë fitues i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2016 me motivacionin: “Për krijimin e një dimensioni të ri poetik në traditën e rëndësishme amerikane të këngës.”

Bob Dylan konsiderohet si një ndër përfaqësuesit më dinjitozë të muzikës folk amerikane. Ai është rritur në një familje hebreje të klasës së mesme në qytetin Hibbing. Dylan ka qenë pjesë e disa grupeve muzikore dhe ka qenë influencuar nga brezi Beat Generation dhe poetët modernistë, duke pasur edhe ai vetë një ndikim të jashtëzakonshëm në muzikën bashkëkohore dhe në poezi. Ai njihet edhe si aktor dhe piktor por suksesin më të madh e ka pasur në muzikë.

Muzika e tij ka në qendër njeriun si qenie sociale dhe dashurinë, politikën, fenë. Veçantia e këtyre këngëve kanë qenë pikërisht tekstet e krijuar nga Dylan.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares