Si do të shkojë sot dueli i fundit në Tv mes kandidatëve për Presidencën e SHBA-ve përkatësisht Demokrat dhe Republikan: Hillary Clinton dhe Donald Trump?
Përgjigjja do të merret sonte, kur plot 80 milionë shikues pritet të ndjekin debatin më të rëndësishëm politik mes tyre.
Kandidatët kanë shansin e fundit të jenë përballë publikut për t’u përballur me pyetjet të cilat do të ndikojnë në zgjedhje më 8 nëntor.
Sipas sondazheve, kandidatja demokrate vazhdon të ketë përparësi në sondazhe.
Skandalet e fundit seksuale që lidhen më Donald Trump e kanë ulur ndjeshëm besueshmërinë e tij në publik.
Në këto sondazhe, manjati i pasurive të paluajtshme rezulton me 7 pikë më poshtë në përqindje në krahasim me demokraten Clinton.
Trump nuk ka pranuar asnjë prej akuzave për ngacmime seksuale.
Përballja e fundit mes Clinton dhe Trump do të mbahet në Universitetin e Nevadës. Clinton është përkrahur edhe prej Presidentit aktual Barack Obama dhe bashkëshortes së tij Michelle.
Në këtë debat, do të trajtohen tema si: Emigracioni, borxhi publik, gjykata supreme, politika e jashtme si edhe shëndeti i dy kandidatëve, i cili është bërë objekt debatesh të vazhdueshme.
Nuk ka komente