Lajmi i Ditës

Ku është Bob Dylan?

Nga  | 

Akademia Suedeze ende nuk ka mundur të kontaktojë me këngëtarin Bob Dylan për çmimin Nobel që i është dhënë këngëtarit.

Ditën e enjte, Dylan dha një koncert në Las Vegas dhe nuk e përmendi fare faktin që sapo kishte fituar një çmim. Ai nuk e përmendi këtë as gjatë performancës të premten në Coachella.

Por çfarë do të ndodhë nëse Dylan vazhdon të mos i përgjigjet thirrjeve të Akademisë? Jean-Paul Sartre është i vetmi shkrimtar që ka refuzuar këtë çmim me vullnetin e tij të plotë; duke i shkruar një letër Akademisë në vitin 1964 për të mos u konsideruar si kandidat fitues.

Letra i shkoi Akademisë, fatkeqësisht, pasi shkrimtari ishte vendosur që do të ishte i përzgjedhuri për Nobel. Zërat më vonë, thonë se ai kërkoi megjithatë të merrte paratë e çmimit.

Por pyetja është: Ku është Bob Dylan? A është vendosur në mënyrë përfundimtare refuzimi i tij ndaj Nobelit në Letërsi, akorduar në datë 13 tetor?

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares