Lajmi i Ditës

Çmimi Saharov për dy vajzat që i shpëtuan ISIS

Nga  | 

Dy femra që i shpëtuan skllavërisë seksuale të të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS) në Irak, kanë fituar çmimin më të lartë evropian për të drejtat e njeriut, çmimin “Saharov”.

Nadia Murad Basee dhe Lamiya Aji Bashar ishin në mesin e mijëra vajzave dhe grave Yazidi të rrëmbyera nga militantët islamik dhe janë detyruar të jetojnë në skllavëri seksuale në vitin 2014.

Por të dyja mbijetuan dhe tani mbrojnë komunitetin Yazidi.

Ky çmim për lirinë e mendimit jepet çdo vit në kujtim të Andrei Sakharov, një shkencëtar sovjetik.

Guy Verhofstadt, i cili drejton grupin liberal ‘ALDE’ në Parlamentin Evropian, i përshkroi fitueset si “gra frymëzuese që kanë treguar trimëri të pabesueshme dhe humanizëm në fytyrën e brutalitetit neveritshëm.”

“Jam krenar që ata kanë marrë Çmimin Saharov 2016,” shtoi ai./ilirianews

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares