Lajmi i Ditës

Pse gratë bëjnë më shumë ‘overtime’?

Nga  | 

Sipas një studimi të ri në SHBA, gratë qëndrojnë në zyrë 13 minuta më gjatë se kolegët meshkuj, çdo ditë. Dhe kjo vjen duke u përkeqësuar në vende të tjera. Në këto vende, gratë qëndrojnë rreth 50 minuta më shumë se meshkujt, ose e barasvlefshme me 39 ditë shtesë pune.

Ky është studimi i fundit bërë nga Forumi Ekonomik Botëror mbi gepin gjinor për vitin 2016, i cili vjen me të reja jo aq të mira: Gepi botëror mes grave dhe burrave – që nga ai politik deri te ai i programeve të studimit nuk do të zhduket edhe për 170 vite.

Vitin e shkuar gepi u mbyll me 2133 – raporton Glamour. Tani, është 2186. Një shifër kjo, alarmante!

Natyrisht, SHBA, renditet në vendin e 45-të ndër 144 vendet e matura, pak më mirë se disa vende si India, Portugalia dhe Estonia por në total ende larg vendeve të listës.

Në Mbretërinë e Bashkuar gratë punojnë mesatarisht 16 minuta më shumë çdo ditë. Këto shifra përfshijnë vetëm punët që bëhen në zyrë, pra, nuk përfshijnë punët e papaguara. Në SHBA, gratë punojnë 50 minuta më shumë çdo ditë, në krahasim me 32 minuta për meshkujt.

Sa të implementohen politika sociale më të drejta, një grua mund të marrë disa ditë pushime, të bëhet gati të negociojë një rritje për vitin e ardhshëm, dhe për at’ zot lërja partnerit enët sonte!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares