Lajmi i Ditës

Pse gratë në SHBA duhet të votojnë?!

Nga  | 

Me një grua që kandidon për presidente, shpesh harrohet Amendamenti i 19-të i ratifikuar në më pak se 100 vite më parë.

Gratë në të 60-at, 70-at dhe 80-at e tyre që janë ndeshur me seksizmin shumë më tepër, kuptojnë rëndësinë e ndryshimit në këtë pikë. “Më dha një zë,” tha 85-vjeçarja Ellen Linsley, ndërsa kujtonte herën e parë që kishte votuar.

Këto gra – që jetuan gjatë presidencës së Franklin D. Roosevelt, Harry S. Truman dhe Dwight D. Eisenhower – kujtuan se gjatë rinisë së tyre u ishte thënë me imponim të bëheshin shtëpiake dhe të aspironin më pak se meshkujt në profesion.

“Vëllezërit e mi u bënë të gjithë mjekë dhe mua gjithashtu më thanë të martohesha me një doktor hebre,” tha Suzanne Altfeld, 78.

Ndërkaq gratë sot duhet ende të luftojnë për barazi në vendin e punës – dhe për të pasur të drejta të qarta. Kuptohet që të paktën, situata është përmirësuar disi për sa i takon stereotipeve gjinore.

Dhe tani, me kandidimin e gruas së parë në krye të SHBA-ve, është absolutisht e nevojshme të votohet, sepse kjo është një e drejtë e fituar.

“Kemi një shans për të qenë atje, lart,” tha Jackie Armstrong, 68.

Faktikisht.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares