Lajmi i Ditës

Gruaja gënjeu për virgjërinë

Nga  | 

Tabutë e krijuara në shekuj e vështirë është të kalohen. Ndoshta për shumicën e shqiptarëve tingëllon çuditshëm po të dëgjojë për “Një plumb në pajën e vajzës”, apo për “çarçafë që vareshin në oborr” që të shihte gjithë lagjja se nusja e kësaj derë ishte e virgjër. Pikërisht tabuja e virgjërisë, duket se është ende prezentë në Shqipëri. Historia e një 36-vjeçari nga Burreli, që la bashkëshorten 48 orë pas martese, pasi pretendon që nuk e ka gjetur të virgjër, u tregua sot nga vetë ai në studion e Emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht për këtë vendosi të martohej me mblesëri. Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.

Kthimi, cënimi i nderit të nusjes ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre.

“Jam një person shumë i vuajtur, Shqipërinë e di mirë si është kam lidhje nga të katër anët. Duke studiuar femrat jam larguar nga to. Prandaj vendosa për këtë formë. Kam pas lidhje me femra në të gjithë Shqipërinë, kam dalë, kam pirë kafe”,- thotë ai. /Balkan Web

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares