Lajmi i Ditës

Fakte mbi gratë nëpër botë

Nga  | 

Botë e fshehur

Sipas Rape, Abuse & Incest National Network, organizata më e madhe kundër dhunës gjinore në Shtetet e Bashkuara, një grua amerikane në gjashtë ka pësuar një përdhunim ose një tentativë përdhunimi. Çdo vit, në SHBA, 288,820 gra në 12 vjet e sipër kanë qenë viktima. 54 % është nën 30 vjeç. 3%-i është më shumë se 65.

Të marrim shifra nga vendet islamike është tepër e vështirë, sepse denoncimet nuk janë pasojë që përfshihet, dhe në disa vende viktima mund të pësojë më shumë se sa fajtori. Dhe natyrisht që në disa vende ku ka konflikte në zhvillim, si Siri e Yemen, dhuna seksuale është rritur ndjeshëm dhe fakti që ndodh edhe me gratë e mbuluara konfirmon se veshja nuk është problemi.

Në Afrikë problemi është dramatik në zonën subsahariane, ku përdhunimi përdoret edhe si armë luftimi. Rekordi kulmon me gratë e Tanzanisë: 60% e grave deklaron se abuzohet rregullisht. Në Samitin e tretë të Women and City në Santiago, në Kili, janarin e shkuar u prezantua një kërkim sipas të cilit 50 % e amerikano-jugoreve ka pësuar abuzim seksual, duke filluar nga ngacmimi e duke vazhduar me marrëdhënie të sforcuara. Dhe ky është problemi i tyre i përditshëm.

Europa

Në 28 vende të Bashkimit Europian gratë fillojnë të shihen si objekt ngacmimesh duke filluar nga mosha 15 vjeç. Një kërkim i vitit 2014 kryer nga Fra, Agjencia europiane e të drejtave themelore ka nxjerrë një shifër prej 46 %, duke zbuluar dhunë edhe në tre vende për të cilët nuk dyshohet aspak: Danikarkë, Finlandë dhe Zvicër. Në këto vende gratë thjesht nuk denoncojnë shpesh.

Përkthyer për GW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares