Lajmi i Ditës

Gruaja e parë në RENEA-n shqiptare

Nga  | 

Rezarta Hoxhaj është vajza që tashmë është bërë pjesë e RENEA-s shqiptare. Ajo ka e ndarë jetën e saj midis dy pasioneve, atij të baketbollit dhe policisë. Është e vetmja femër e cila mundi të bëhej pjesë e forcave të  RENEA pas një punë të gjatë dhe të lodhshme.

Rezarta fillimisht ka vazhduar studimet në Akademinë e Shtetit. Pas 10 vitesh punë në policinë e shtetit ajo vijoi studimet në Akademinë e Sigurisë, për një tjetër gradë, atë të marrjes së gradës nën/komisare. “Gjithmonë e shikoja si të paarritshme por kisha bindjen që do ta arrija duke punuar fort. Jam treguar femër kur ka qenë nevoja. Shoqëria më ka përkrahur dhe pjesa më e madhe është ndjerë krenare për mua. Meraku i nënë ka qënë gjithmonë”, u shpreh ajo.

Rezarta ka rëmbuer 12 trofe në basketboll dhe për 17 vjet me rradhë  ka qenë lojtare e skuadrave të “Flamurtarit” dhe “Tiranës”. Ajo mundi të rrëmbenjte  6 superkupa. Por  për të tashmë basketbolli ka mbetur pasioni i dytë.

Arritjet e saja i ka përshëndetur edhe ministri Tahiri i cili shprehet: Me Rezin, vajzën e parë në RENEA. Gëzuar 104 vjet Policia e Shtetit. Sot policia që duam. Faleminderit të gjithe atyre që kanë sakrifikuar ndër vite. Faleminderit burrave dhe grave, vajzave dhe djemve që sakrifikojnë sot në Polici, për t’i shërbyer qytetarëve. Ministri ka postuar një video në Facebook ku tregon historinë e suksesit të Rezartës. (J.V/Shuplaka)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares