Lajmi i Ditës

A ka ndikim prona në pavarësinë e grave?

Nga  | 

Shumë prej nesh do ta konsideronin shtëpinë/pronën si një vend mbrojtës ku kujdesemi për familjet tona. Mund të kemi vështirësi në blerjen e saj, në mirëmbajtje por nuk mund të jemi në çdo çast me frikën se kjo shtëpi nuk është e jona, por e burrit.

Megjithatë, jemi me fat. 1 bilion njerëz në të gjithë botën nuk kanë asnjë të drejtë mbi pronësinë.

Si gratë janë të lëna mënjanë në këtë histori?

Siguria dhe pronësia janë çështje kyçe në fuqizimin social-ekonomik. Po, ky është një realitet plot me paradokse. Prona përbën 75 % të pasurisë së një vendi. Shifrat dëshmojnë se gratë janë pronare të një toke shumë më pak se burrat. Për shembull: në Uganda, proporcioni i meshkujve që zotërojnë një tokë është 21 % më i lartë në krahasim me femrat.

Në total, gratë zotërojnë më pak se 20 % të tokave në botë. Kjo është një shifër shumë e ulët kur mendon se gjysma e popullsisë së botës janë gra.

Duke zotëruar një pronë, gratë mund të kenë më shumë hapësira vendimarrjeje në familje dhe tek brezi i ri. Ato do të shërbenin si një katalizator pozitiv në ekonominë e një vendi. Gjithashtu, duke pasur pronën e tyre, ato do e kishin shumë më të lehtë të heqin dorë nga një marrëdhënie abuzive. / World Economic Forum

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares