Sot u paraqit struktura e Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si shpagim ndaj ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, duke marrë masa edhe për dëmshpërblime në të ardhmen.
Në kuadër të këtyre ngjarjeve, ndërtimi i Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës është gjithashtu një përkujtimore e atmosferës së kohës gjatë regjimit, në nderim të vuajtjeve dhe viktimave të komunizmit.
Dosja e parë e hapur ishte ajo e Musine Kokalarit, me kërkesën për pastrimin e kësaj figure.
Familjarët e Kokalarit, të pranishëm në këtë aktivitet thanë se kjo është një dhuratë e pazakontë që do t’i bëhet asaj me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Është momenti që ajo të rreshtohet ndër figurat më të shquara të kombit tonë.
Nuk ka komente