Ja 7 fraza tipike manipuluese :

1. “Shiko ç’më bëre të bëj!”

Kjo është një shprehje justifikuese dhe egoiste. Gjithësecili mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe askush nuk na detyron “të gabojmë”.

2. “Si mund të jesh kaq e inatosur me mua pas kësaj dhurate të bukur që të mora?”

Falja ime nuk mund të blihet me para! Nëse dhurata bëhet për “vetëndëshkim” nuk quhet dhuratë.

3. “Prit ta kontrolloj pak telefonin. Kujt po i dërgon sms? Ty të besoj, por nuk i besoj të tjerëve.”

Ti nuk ke arsye t’i besosh njerëzve të tjerë. Ti duhet vetëm të më besosh mua! Nëse mendon ndryshe, më mendon ose tradhëtare ose të dobët. Unë nuk jam asnjëra prej këtyre.

4. “Dua të qëndrosh në shtëpi, sepse kjo është gjëja më e mirë për fëmijët. Dua të kujdesem për ty!”

Gjëja më e mirë për fëmijët është ta shohin mamanë e tyre të lumtur në tërësi. Zgjedhja nëse dua të punoj ose të qëndroj në shtëpi është imja.

5. “Dua që këtë ta bëjmë sipas mënyrës time. Kështu është më mirë për ne.”

Ajo që është më e mira për një çift është të marrë vendime në çift.

6. “Nëse largohesh, do lëndoj veten.”

Nëse ke mendime suicidale, ke nevojë të telefonosh urgjencën.

7. “E di që nuk do fëmijë tani, por le ta provojmë gjithsesi. Dua të jemi një familje.”

Familja mund të ketë forma të ndryshme. Zgjedhja se a dua apo jo të kem fëmijë, sa dhe kur dua t’i kem, më takon mua.