Lajmi i Ditës

Ivanka Trump; një diplomate jozyrtare në Shtëpinë e Bardhë

Nga  | 

JS123606719-trump-merkel-smile-medium_trans_NvBQzQNjv4Bq3480UNUU8UfSxDSaY1n7MPh-mg3k_tLn4lJhUg2MIbY

Në takimin midis Kancelares gjermane, Angela Merkel, që u zhvillua ditën e djeshme; e premte, ra në sy prania e vajzës së Presidentit Trump, Ivanka.

Kjo tregon se e bija e Presidentit të SHBA-ve ka nisur të influencojë në politikat e Shtëpisë së Bardhë. Në një prej fotove shkrepur gjatë takimit mes dy krerëve të shteteve, vihet re një shkëmbim dashamirës me buzëqeshje mes Merkel dhe Ivankës.

Zëra pranë Shtëpisë së Bardhë, sipas Daily Mail, thonë se e bija e Presidentit po shfrytëzohet si një influencë jozyrtare në marrëdhëniet aktuale të SHBA-ve me vendet e tjera.

Mesaduket, ajo do të ekulibrojë mosshtrëngimet e duarve të Trump në Zyrën Ovale me liderë të tjerë, duke vepruar me diplomaci dhe buzëqeshje.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares