Lajmi i Ditës

Ermonela Jaho; Madama Butterfly më e mirë e skenave londineze

Nga  | 

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho e ktheu skenën operistike Royal Opera House në një stuhi të fuqishme me performancën e saj Il trittico të Puçinit, për herë të parë në Londër; një performancë kjo, përtej simbolikave e pikëtakimeve kufizuese mes Lindjes dhe Perëndimit. Në këtë mënyrë, pathosi i Jahos del në pah qashtërsisht në skenë.

Vizualisht ky produksion është poli i kundërt me operën Minghella. Edhe pse, në këtë rast, me stil krejtësisht japonez, intimiteti i sjellë nga sopranoja tërheq në mënyrë origjinale.

Ermonela Jaho alternohet midis vulnerabilitetit dhe vetëpërmbajtjes në performancë, duke na sugjeruar brishtësinë e një kukulle që komunikon përmes gjuhës së trupit. Dueti i saj me Puente prek thellësi parajsore, ndërsa soloja si Cio-Cio-San, shfaq një ndërthurje të pasigurisë me shpresën. Sipas kritikëve, ajo ka qenë Madama Butterfly më e mirë gjer më sot në një skenë londineze.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares