Psikologji

Pse është e nevojshme të flini

Nga  | 

Jeta e rregullt dhe pushimi aktiv bëjnë pjesë në përkujdesjet tona për të pasur një shëndet të mirë. Mjeti më i efektshëm për ta marrë veten është gjumi. Ai është burimi i një gjendjeje të kënaqshme, i një pamjeje të pëlqyeshme. Ja pse, me plot të drejtë, gjumi para një pritjeje ku je ftuar në mbrëmje, quhet “gjumi i bukurisë”.

Në rast se ti bën pjesë ndër ata njerëz që gjithë jetën duhet ta fillojnë punën qysh në orët e para të mëngjesit ose që i zë gjumi vetëm ndaj të aguar, do të kishe dhënë gjithçka për të pasur një gjumë të mirë. Nga biografitë e personaliteteve të shquara, gjeneralë a udhëheqës popujsh, shkencëtarë të përmendur a poetë, del se ata kënaqeshin me një gjumë prej vetëm katër ose pesë orësh në natë!

Nuk po vazhdoj rreth kohëzgjatjes optimale të gjumit, sepse kjo gjë lidhet ngushtë edhe me temperamentin e secilit. Sipas statistikave, njeriu humbet në gjumë një të tretën e jetës së tij, por jo që të gjithëve u duhet të flenë natën nga shtatë a tetë orë!

Gjithsesi biseda mbetet e hapur: të rinjtë kanë më shumë nevojë për të fjetur dhe zgjohen më vonë, më të rriturit ngrihen më herët. Rëndësi ka që të flemë aq sa organizmi ynë të ngopet me gjumë. Dhe zgjedhja më e mirë është të respektojmë një program të caktuar: të biem për të fjetur dhe të zgjohemi në orë të caktuara…, të flemë pak pasdreke dhe t’i shmangim kafeinën e tepërt dhe barnat që ndjellin gjumin. /Aurelia Marinesku (Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme) 

pexels-photo-165752

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares