Psikologji

Mos e vrit mendjen për gjëra të vogla

Nga  | 

pexels-photo-26559

Shpesh herë ia lejojmë vetes të stërmundohemi rreth gjërave të cilat, po t’i shohim thellë, nuk janë edhe aq të rëndësishme. Ne përqëndrohemi në problemet e shqetësimet e vogla dhe i ekzagjerojmë ato. P.sh., një i panjohur, mund të na dalë përpara duke na prerë rrugën në trafik. Në vend që ta lëmë këtë çështje edhe të vazhdojmë ditën, e bindim veten se arsyeja pse u zemëruam është e drejtë. Bëjmë një luftë imagjinare në mendjen tonë. Ka mundësi që shumë prej nesh, më vonë t’i tregojnë dikujt tjetër këtë incident në vend që thjesht ta harrojnë.

Përpiqu të kesh dhembshuri për personin dhe kujto se sa e padurueshme është kur je me nxitim të madh. Në këtë mënyrë, mund të ndërtojmë sensin tonë të mirësisë dhe të evitojmë të mos i marrim problemet e të tjerëve si shumë personale.

Ekzistojnë shumë shembuj të ngjashëm, të “gjërave të vogla” që na ndodhin çdo ditë në jetën tonë. Për shembull, kur na duhet të qëndrojmë në radhë, të dëgjojmë kritikat të padrejta, ose të bëjmë pjesën tonë të punëve. Nëqoftëse mësojmë të mos shqetësohemi për gjërat e vogla, kjo do na sjellë shumë shpërblime. Shumë njerëz shpenzojnë aq shumë energji gjatë jetës së tyre “duke e vrarë mendjen për gjëra të vogla” saqë e humbasin tërësisht magjinë dhe bukurinë e jetës. Nëse angazhohesh dhe vendos të punosh me veten për të arritur këtë qëllim do ta kuptosh se do të kesh më shumë energji për të qenë më zemërgjerë dhe miqësor. /Dr. Richard Carlson

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares