Dukje

Etika dhe aktiviteti fizik në Shqipëri

Nga  | 

Henri Kamberi

Në këtë foto, mësuesja që kishte për detyrë të organizonte klasën e edukimit fizik mban veshur taka. Isha i surprizuar të shihja këtë, por gjithashtu doja të shkrepja foton dhe t’a ndaja me ju habinë time.

received_10208517871764486

Megjithatë, kur sheh foton e plotë, mund te dallohen fëmijët duke vrapuar pasi iu kërkua për të plotësuar pesë xhiro. Por, ata përfunduan vetëm tre dhe ndaluan. Nuk pati fjalë motivuese nga mësuesja për të vazhduar më tej.

received_10208517871924490

Pas atyre tre xhirove, mësuesja largohet dhe i lë nxënësit në qejfin e tyre, pra as pesë minuta të një ore që zgjat 45 minuta. Në këto kushte, nxënësit hutohen dhe nuk dinë çfarë të bëjnë pasi nuk kanë një program të mirëfilltë për të ndjekur.

Ndihesh vërtet keq kur sheh grupe fëmijësh duke bërë asgjë në një orë fizkulture, e cila shpesh ndodh të jetë lënda më e dashur për shumicën e tyre, sepse aty mund të luajnë dhe zbaviten me njëri-tjetrin.

received_10208517871884489

Në shumicën e rasteve, gocat janë të veçuar nga djemtë dhe ashtu si ata, ndihen jo të sigurta se çfarë duhet të bëjnë. Një mënyrë për të motivuar këtë klasë do të ishte udhëheqja nga mësuesi me një shembull. Një mësues i aktivitetit fizik ndikon pozitivisht te këta nxënës kur ai/ajo ndërton dhe prezanton një format stërvitor për t’u sjellë sfidën dhe socializimin e duhur atyre.

Gjithashtu, disa nxënës heqin bluzat e tyre dhe luajnë sipas rregullave të tyre pa veshur asgjë sportive. Disa të tjerë luajnë me rregullat e tyre, pa asnjë mbikqyrës apo dikë që t’i organizojë dhe t’u diktojë rregullat e lojës.

received_10208517871964491

Kam parë një klasë gjimnazi gjatë orës së fiskulturës, ku nuk gjendej asnjë mësues për t’i observuar, apo mësuar nxënësit. Në mënyrë të përsëritur mund të shihet mungesa e kostumeve sportive. Me raste, ata mund ta mbyllin lojën edhe pa arsye. Disa që nuk luajnë u pëlqen të rrinë në fushë dhe ndonjëherë të bëhen pengesë për ata që luajnë.

Kam parë edhe raste kur mësuesja e fizkulturës (së vajzave) bisedon dhe qëndron e ulur duke marrë rreze dielli. Ora e fizkulturës mbetet thjesht një orë boshe dhe pa vlerë.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, uniformat janë të rëndësishme sepse sjellin një pamje uniforme dhe të rregullt të klasës, por perveç kësaj, nxënësit ruajnë rrobat e tyre që veshin për shkollë nga papastërtia, djersa apo edhe dëmtimi fizik i tyre. Mbi të gjitha, ata do të ndihen më komfort për të lëvizur në apmplituda të plota të lëvizjeve të tyre.

Për shembull; nëse dikush qëndron i veshur me xhinse, ato do ta limitojnë lëvizshmërinë artikulare. Për mendimin tim, duhet të ruhet një kod uniforme kur nxënësit i bashkohen klasës së edukimit fizik e cila njëkohësisht do të dallonte nga klasat e tjera.

Disa foto që dëshmojnë se si duhet të ishte një klasë normale në orën e edukimit fizik

received_10208517872124495

received_10208517871444478

“Lack of activity destroys the good condition of every human being, while movement and methodical physical exercise save it and preserve it”Plato

“Mungesa e aktivitetit fizik dëmton qënien e njeriut, ndërsa lëvizja dhe metodika e ushtrimeve fizike e ndihmojnë dhe e ruajnë atë” – Plato

“Physical fitness is not only one of the most important keys to a healthy body. It is the basis of a dynamic and creative intellectual activity.”John. F. Kennedy

“Aktiviteti fizik nuk është thjesht një celës suksesi për të pasur një trup të shëndetshëm. Ai është themeli i një aktiviteti dinamik, kreativ dhe intelektual.” – John F. Kennedy

Për t’a mbyllur, unë mendoj se strukturimi i një ambienti pozitiv gjatë orës së fizkulturës do t’i bënte fëmijët më të disiplinuar, do te ishin më konfidentë, do të kishin respekt reciprok dhe njëkohësisht do të ishin më të përgjegjshëm për llojin e jetës që do të zgjidhnin të bënin. Gjithashtu do të ishin në gjendje të integronin dhe shpërndanin frymën pozitive të aktivitetit fizik si një domosdoshmëri e përditshmerisë së njerzve, dhe çka është më e rëndësishmja: ata do të rriten dhe do të zhvillohen fizikisht dhe psikologjikisht më të shëndetshëm dhe si rezultat do të kishim një shoqëri më të ekuilibruar.


P.s., Do më pëlqente të dëgjoja çfarë mendoni për këtë artikull dhe do të dëshiroja një reagim nga një instruktor, trajner personal, prind, mësues, dietolog apo edhe të tjerë. Çdo koment që mund të keni, ju lutem t’a përcillni.

||Falenderoj miqtë e mi qe kontribuan me fotot.

 

© GW/KY MATERIAL NUK LEJOHET TË KOPJOHET PA CITUAR BURIMIN.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares