Psikologji

Rezistoji kritikës!

Nga  | 

Kur gjykojmë ose kritikojmë një person tjetër, kjo nuk tregon ndonjë gjë për personin; por tregon diçka rreth nevojës tonë për të qenë kritikues. Nëqoftëse ndodhesh në një mbledhje dhe dëgjon që të gjithë kritikojnë, pastaj shkon në shtëpi dhe mendon se sa shumë këto kritika do të ndikonin në përmirësimin e botës që na rrethon, ka mundësi që të arrini në të njëjtin konkluzion si unë: Zero, asnjë përmirësim! Kjo gjë nuk sjell asgjë të mirë, por nuk është e gjitha. Të qenit kritikues jo vetëm që nuk zgjidh asgjë, por i kontribuon zemërimit dhe mosbesimit. Në fund të fundit, askujt nuk i pëlqen të kritikohet. Reagimi jonë ndaj kritikës zakonisht na vë në dispozicion mbrojtje dhe/ose tërhiqemi. Një person i cili ndjehet i sulmuar, mundohet të bëjë një nga këto dy gjëra: ose do të zmbrapset me frikë ose turp, ose do të sulmojë me fjalë të rënda. Sa herë ke kritikuar dikë dhe ke marrë këtë përgjigje, “Faleminderit që m’i vure në dukje të metat e mia. Me të vërtetë e vlerësoj?” Kritika është si mallkimi, është veçse një zakon i keq. Ajo është diçka me të cilën mësohemi; familjarizohemi me atë që ndjejmë. Na mban të zënë dhe kemi gjithmonë diçka për të folur. Në fakt, nëqoftëse, për një moment shqyrton veten se si ndjehesh menjëherë mbasi keni kritikuar dikë, do të vësh re se do të ndjehesh keq dhe i turpëruar, sikur të kesh qenë ti ai që është sulmuar. Arsyeja pse kjo është e vërtetë, qëndron në faktin se kjo është një deklaratë për të tjerët dhe për veten tonë, “Kam nevojë të bëj kritika.” Kjo nuk është diçka që zakonisht e pranojmë me krenari. Zgjidhja është ta kuptosh menjëherë veten në momentin që po fillon të kritikosh dikë. Kushtoji vëmendje faktit se sa shpesh e bën një gjë të tillë dhe se sa keq ndihesh më pas. Ajo që më pëlqen të bëj është që ta kthej këtë në një lojë. Ka raste kur e ndiej nevojën për të kritikuar, dhe menjëherë i them vetes. “Ja ku po e bëj përsëri.” Shpresoj që të mund ta kthej kritikën time në tolerancë dhe respekt. /Dr. Richard Carlson  

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares