Psikologji

Çfarë është një misogjin/e?

Nga  | 

Keni patur ndonjëherë një ndjenjë “anakronizmi” lidhur me diçka, por nuk keni mundur t’i vendosni gishtin se çfarë tamam… ?

Je në një mbledhje pune dhe vë re se si kolegu burrë ndërpret vazhdimisht kolegen grua.

Je duke luajtur me miq dhe fraza “qëllon si vajzë” thjesht nuk të tingëllon përshtatshëm. 

Dëgjon për një lojë të zakonshme e cila duket e padëmshme si fillim, por është e qartë që gratë e pranishme po dridhen.

Të gjitha këto më sipër, fshehin sjellje misogjine. Dhe ky është një problem në shoqëri!

 

Çfarë tamam është misogjinia?

Kjo fjalë vjen nga greqishtja dhe do të thotë anti-grua. Ajo konsiderohet si frikë irracionale ose urrejtje e grave.

Njerëzit që praktikojnë misogjini, quhen misogjinë, dhe sjellja e tyre ka një ndikim ekstremisht negativ tek gratë. Kjo mund të manifestohet në shumë mënyra; që prej komenteve seksiste, sjellje shtypëse/fyese, bullizëm dhe objektifikim të gruas deri në veprime ekstreme si dhunë.

Dhe nëse misogjinia mund të jetë shumë e qartë dhe e qëllimshme në disa raste, në raste të tjera mund të ndodhë pakuptuar. Misogjinia është më e pranishme tek burrat, por ende edhe gratë mund të jenë misogjine.

Prej nga vjen misogjinia?

Rrënjët e misogjinisë mund ta kenë zanafillën qysh herët, në vitet e fëmijërisë. Personi misogjin mund të jetë rritur në një mënyrë ku mungon respekti ndaj gruas. Gjithashtu, mund të fillojë edhe prej një eksperience negative me mamanë, motrën, tezen etj. E gjitha mund të çojë në rezultatin e një urrejtjeje të mirëfilltë kundrejt grave.

Cilido qoftë burimi, sipas Psychology Today, sapo mbillet një mendim/ide armiqësor ndaj gruas, ky do të rritet dhe do të ndikojë edhe pandërgjegjshëm në jetën dhe vendimarrjen e individit misogjin mashkull.

Misogjinia mund të fillojë shumë herët edhe tek femra. Gjendur në një ambjent ku gruaja përçmohet nga burrat, eventualisht do të fillojë edhe ajo të përçmojë të ngjashmen e saj.

Misogjinët vijnë në forma të ndryshme:

* Shpërndarësi – Ky tip misogjini literalisht hedh ngado “sendet e tij” duke bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend ta ndajë atë territor me askënd. E njëjta gjë, edhe në zyrë, edhe në shtëpi.

* Shpjeguesi – Ky lloj misogjini nëse sheh një grua në dyqan, vend biznesi, ambjent social etj., ai menjëherë hamendëson se këto gra nuk dinë të bëjnë asgjë dhe i duhet shpjeguar gjithçka.

* Konkuruesi – Ai është tipi i djalit që urren të humbasë, pavarësisht nëse “konkurenti” është djalë apo vajzë. Si misogjin, ai nuk mund ta durojë dot faktin që të “mundet” nga një grua. Kjo është e tepërt për emocionet e tij!

* Ndërprerësi – Çfarëdo që të ndodhë, ky burrë do ta ndërpresë një grua kur flet në çfarëdo bashkëbisedimi. Edhe kur ndërprerja është irelevante me atë që po thotë bashkëbiseduesja. Ai nuk ka asnjë respekt për kohën e tjetrit, sidomos kur bëhet fjalë për gratë. Gjithashtu, ai do t’i injorojë krejtësisht limitet kur flet.

Pavarësisht tipologjisë së misogjinit, këta njerëz përgjithësisht perceptojnë negativitet tek gratë më tepër se sa tek burrat.

 

Përkthyer për GW

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares