Psikologji

Të gjitha hijet e homoseksualizmit

Nga  | 

Kam takuar shumë meshkuj që e përdorin homoseksualitetin jo në kuptimin hedonistik të kënaqësisë, por si një vetndëshkim, kur ata dështojnë në ndonjë fushë të jetës.

Valentino (59 vjeç) është një burrë tejmase inteligjent, por “i trazuar”. Ai rrëfen se pas fasadës së burrit të suksesshëm (i martuar e me dy fëmijë) fsheh një sekret! Kur punët i shkojnë keq ndjen se i mungon ajri, ka marrje mendsh e ç’është më kryesorja, shkon e takon një mikun e tij, me të cilin bën shëtitje të gjata e kryen marrëdhënie seksuale të rolit pasiv. Valentino e përjeton këtë histori si një vetndëshkim për mosqenien e tij sa duhet “viril” në punë. Ai thotë se e ka trashëguar “superegon” e tij të rreptë nga një nënë e sertë dhe autoritare, e cila e nxiste gjithmonë për të marrë nota të mira në shkollë, përndryshe ai “nuk do të ishte burrë”.

Ai tregon se kur rrëshqiti në homoseksualitet, kjo ndodhi tamam si në një hipnozë: Valentino nuk do që ta “kurojë” prirjen e tij si gej, por do të shërojë simptomat psikosomatike shoqëruese si: klaustrofobia dhe marrja e mendve.

Vito, 32 vjeç, është i martuar dhe bën intimitet me gruan e tij rregullisht e me kënaqësi. Por atij i ka ndodhur një “incident” homoseksual. Gjatë funeralit të të atit, një miku i tij e përqafon në ngushëllim e sipër, e atij i ndodh një refleks erektiv. Javën që pasoi pranoi ta penetronte një burrë, për të ndëshkuar veten që mendoi keq për babanë e tij.

Tomazo, 28 vjeç, e përdor homoseksualitetin në rastet kur ndjehet e braktisur nga e dashura e radhës. Kjo është njësoj sikur të donte t’i “fshinte” të gjitha gratë: Ai ndjehet i depresuar dhe i nënshtruar ndaj vullnetit femëror. Fantazia e tij për të patur intimitet me meshkuj, është ndoshta një mekanizëm vetposhtërues e vetsabotues, përveçse dhe “anullues” i imazhit femëror.

Në të gjitha këto raste, homoseksualiteti i tij pasiv përjetohet, nga pikëpamja kulturore e psikologjike, si një ndëshkim. / Willy Pasini 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares