Personale

Askush nuk “di” në dashuri…

Nga  | 

Simona sapo është ndarë; dhe kjo nuk është hera e parë. Është 22 vjeçe dhe vajzë e bukur dhe e gjallë, studion në arkitekturë me pasion e ka një rrjet të dendur mikeshash, të gatshme për ta ngushëlluar për fundin e çdo historie dashurie. Ajo vjen në konsultë e shpërthen në lot duke akuzar të gjithë meshkujt si burracakë të poshtër dhe sipërfaqësorë.

Pra është faji i meshkujve atëherë?! Pikërisht prej këtej duhet të nisemi. 

Së pari, i sygjeroj Simonës që është ende e re e shumë inteligjente, të mos bjerë në këtë banalitet të parëndësishëm, por të fillojë të ballafaqohet me këto gjëra nisur nga një perspektivë tjetër, duke përqëndruar vëmendjen tek vetja; duke e analizuar e duke mësuar ta njohë atë.

Shpesh më ndodh të takoj persona me shumë fat në jetën sentimentale e të tjerë përkundrazi, “koleksionojnë” zhgënjime të njëpasnjëshme. Ky nuk është një fatalitet.

Gjithnjë, për tematikën e dashurisë, folja “di” nuk është fjala më e përshtatshme : jam i bindur se të gjithë ne jemi në gjendje të dashurojmë, edhe pse shumë prej nesh nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë.

Që t’i bësh të tjerët të të duan nuk është çështje taktikash e as recetash çudibërëse. Kjo nuk do të thotë të harrosh vetveten, por e kundërta, ta njohësh më mirë e të dish ta vlerësosh, duke u mbështetur fort “në thellësinë” e bindjeve personale. Procesi i njohjes së vetvetes do të thotë të njohësh nevojat, limitet dhe forcat e tua. Nëpërmjet njohjes së vetvetes e të tjetrit bëhet i mundur përcaktimi i limiteve në një marrëdhënie, çka është një element i domosdoshëm për rritjen tënde të mëtejshme.

Është shumë e rëndësishme të dimë se nuk jemi në gjendje kurrë ta kënaqim plotësisht partnerin tonë e që asnjë burrë apo grua nuk është i mjaftueshëm apo e mjeftueshme për ne. Vetëm kështu do mund ta evitojmë ankthin tonë për tjetrin e do t’i hedhim pas shpine lojrat “për pushtet” dhe përpjekjet e kota për ta ndërruar partnerin që kemi me një tjetër. / V. Pasini

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares