Psikologji

Të jesh një empat/e…

Nga  | 

Bota mund të mos kuptojë, por ti po. Ti, empatiku/kja, e kupton shumë mirë errësirën që vjen nga të pasurit e kësaj dhuntie të pashpjegueshme. Dhimbja dhe trishtimi janë unike kur ndjen çdo lloj vibrimi dhe energjie përreth.

Ti je njeriu që njerëzit zgjedhin t’i hapin plagët apo problemet e tyre, prandaj ata kanë prirje t’ju shohin si një person të besueshëm. Po, ti je i/e ndjeshme, por duket se ia del shumë mirë të përballosh emocionet e të tjerëve.

Pak, dinë njerëzit aty jashtë për këtë. Ti je një lëmsh luftarak plot ndjenja kontrastuese, të bëra bashkë, për të krijuar një zhurmë të pambarimtë e të pakuptueshme që duhet vazhdimisht ta pushosh.

Megjithatë, ti nuk mund t’i rezistosh tundimit për të ndihmuar të tjerët; është në natyrën tënde ta çosh vëmendjen nga të sëmurët, ato që kanë probleme, sepse ti ndjen se duke ndihmuar, ti ndihmon edhe veten.

Ti mund të biesh pre edhe e manipuluesve dhe gënjeshtarëve për faktin se i sheh gjërat ndryshe… Pastaj, mund të të ndodhë të qëndrosh krejt i/e ftohtë për të parandaluar zemërthyerje të tjera, edhe pse me dëshirën e thellë për të dhënë dashuri.

Çelësi për empatët është të mos lënë që dhuntia e tyre t’i gllabërojë, duke u përpjekur të kuptojnë edhe të mirën edhe të keqen, por të mësojnë ta kontrollojnë duke e kthyer në një avantazh të personalitetit të tyre.

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares