Letrart

“Neruda” : një film poetik nga Pablo Larrain

Nga  | 

nerudabiopic960x545

Nga Leonit Çelaj

Neruda (2016)

Dir: Pablo Larrain

“Tonight I can write the saddest lines. I loved her, and sometimes she loved me too.”


“Neruda” i Larrain flet për jetën politike/komuniste/poetike të njërit prej krijuesve më me ndikim atë të Pablo Nerudës. S’do mend se nuk është veç rastësi që Larrain dhe Neruda e ndajnë emrin e njëjtë, meqë filmi nuk ndalet në botën krijuese e poetike të Nerudës, mirëpo vërehet një shtrirje e dashurisë së madhe të Larrain për idolin e tij Nerudën.

“Neruda” është një ‘road movie’ i cili i gërsheton aq bukur disa elementë sikur narracionin, personazhet dhe letërsinë në një vijë.

Vizioni i Larrain për filmin nuk fokusohet tek fuqia dhe ndikimi i vargjeve dhe poezive të Nerudës, por qëllimi i Larrain është studimi i një figure politike dhe komuniste.
Në disa intervista, Larrain pati thënë se qëllimi i tij ishte ta risjellë jetën e tij biografike, jo me patjetër t’i qëndrojë besnik rrjedhjes historike, por ta gërshetojë atë me elemente fiktive në një shtrirje moderne; dmth regjisori ta imagjinojë se çfarë do mund të ndodhte në disa pika mjegulluese të historisë. Pra kjo, është ajo çfarë shpalos Larrain në film.

Vargjet poetike të Nerudës në atë botë ishin me shumë peshë, ndalnin luftra dhe frymëzonin miliona njerëz. Gjithsesi, Larrain në film tregon anën tjetër të medaljes, duke e portertizuar Nerudën konfuz.

thumbnail_25217

Çfarë e bën filmin të bukur, është skenari i shkruar me mjeshtëri nga Larrain dhe Calderon, duke shmangur elementin biografik, në një narracion meta-poetik…
Udhërrëfyes se si një individ bie në dashuri me vargjet poetike.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares