Dukje

Cilat janë ushqimet për një organizëm sa më të shëndetshëm?

Nga  | 

pexels-photo-109275

Nga Henri Kamberi

Ushqimet e rekomanduara për një trup të mirë dhe të shëndetshëm:

Duhet rritur marrja e frutave (frutat të jenë me ngjyra të ndryshme, psh: një portokalle, një molle dhe një banane) dhe e perimeve (ndër to duhen theksuar ato në ngjyrën jeshile të errët (psh: spinaqi apo lakër jeshile), të kuqe, si lakër e kuqe apo domate edhe të portokalltë).

Drithërat që përdoren në forma të ndryshme duhet të jenë te plota dhe natyrale dhe jo të rafinuara.

Rrit konsumimin e produkteve pa yndyrna ose me shumë pak yndyrë si psh: mishi i bardhë që gjendet te pula apo edhe te peshku. Në të njëjtën kohë këtu marrim edhe proteinat e duhura duke përdorur një varietet të tyren si psh: produktet soy, fasulet, vezët, bizelet. Mirë është të zëvendesojmë edhe mishin e kuq me atë të bardhin.

E rëndësishme është gjithashtu Omega 3, e cila konsiderohet si acid yndyror esencial për trupin dhe trurin. Nëse nuk e preferoni peshkun, atëherë, ka ushqime të tjera të pasura me Omega 3 si psh: arra, flaxseeds, chia seeds, spinaq etj.

Përzgjidhni ushqime me shumë fibra, kalçium, potasium dhe vitaminë D. Këto i gjeni te frutat, sallatat, te produktet e bulmetit dhe sigurisht qumështi.
Redukto konsumimin e yndyrnave, sheqernave dhe kripës së tepërt.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares