Personale

Elgita; një në një milion!

Nga  | 

18493095_161127507752934_903837795_o

Quhet Elgita Metani.

Një shpirt i veçantë gjithë forcë dhe dëshirë për të jetuar. Ajo ka historinë e saj per t’ia ‘ulëritur’ botës.

Nëse do keni mjaftueshëm fat ta njihni, do kuptoni edhe jetën e saj.

Jeta ka plot padrejtësi natyrore, fate të sjella keq, ngjarje që nuk do duhej të ndodhnin, e prej të cilave kupton se njeriu është një pikë ujë në oqeanin e madh të saj.

Lindur shumë e shëndetshme, pas 11 muajsh sëmuret nga Poliomeliti, që për fat të keq i lë pasoja në femuri sinistra.

Pasi hedh sëmundjen pas krahëve me një forcë të jashtëzakonshme, që vetëm Gita e ka, ajo jeton plotësisht, tërësisht, me pasion të pabesueshëm dhe me një buzëqeshje krejt të pastër.

I pëlqen shumë të udhëtojë, të dëgjojë “New Kids on the Block”; grupi i saj i parapëlqyer, gold music si dhe të shohë filma pafund, mundësisht nga aktori i saj i preferuar Josh Lucas.
Milan është skuadra e futbollit për të cilën ajo “ngjiret”.

Jeton në një botë të bukur si ajo e heroit të saj “Superman”, sepse ajo vetë është një “Superwoman”.


“Ti ke fuqinë e mbinatyrshme të qetësosh të gjitha uraganet o pufka ime.” 

Te dua pafund,

Alma Mancaku

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares