Ka një ndryshim midis djelmoshave dhe burrave. Burrat, sidoqoftë, janë një kategori e veçantë. Por ka burra e burra. Edhe këtu ekziston një fije e hollë që ndan një burrë të zakonshëm nga një burrë me të vërtetë i mirë. Si njerëz, jemi të detyruar të jemi sa më të sjellshëm me ata/ato që njohim.

Pyetja është: Çfarë e bën një burrë të mirë? Përgjigjja…

1. Ai ju frymëzon, me fjalë dhe vepra. Morali dhe karakteri i tij i fortë janë vetvetiu një frymëzim.

2. Ju bën të ndiheni e bukur. Shumë njerëz mund ta thonë këtë por askush nuk ju bën të ndiheni siç ai, me fjalë dhe vepra.

3. Ju bën të ndiheni e mbrojtur. Një burrë i mirë është i detyruar t’ju bëjë të ndiheni e mbrojtur. Nëse ende nuk i njihni gratë: Kjo është thelbësore për gruan në një marrëdhënie.

4. Ai kërkon të vetëpërmirësohet vazhdimisht. Gjithashtu, kërkon përherë të mësojë.

5. Ai është i sinqertë. Kjo do të thotë se ai nuk gënjen, pra ju thotë gjithnjë të vërtetën.

6. Ai nuk është abuziv; kjo as me ju, dhe as me njerëz të tjerë. Abuzimi ndodh në disa nivele: moral, psikologjik dhe fizik! Edhe kur ka probleme, ai do të përpiqet t’i zgjidhë me inteligjencë, pa u bërë abuziv.

7. Ai ju mbështet. Kjo, në çdo situatë dhe sa herë të jetë e nevojshme.

8. Ai ju bën të ndiheni mirë në gjeste të vogla; duke ju përkëdhelur ngrohtësisht, duke ushqyer fëmijët etj. Ai nuk është kurrë i zënë në raste si këto.

9. Ai ju ka prioritet. Nuk mund të vendoset asnjë angazhim përpara njerëzve të dashur. Këtu, atij i duhet të jetë joegoist.

10. Ai do t’ju qëndrojë pranë në gëzim e vështirësi. Nuk do t’ju injorojë kurrë, nëse ju dashuron.