Psikologji

Vardisja, flirtet dhe thashethemet

Nga  | 

Ngacmimet bezdisëse ndryshojnë si nata me ditën nga vardisja. Vetë fjala e ka zanafillën në oborret mesjetare, një mjedis i ngritur e i kulturuar, ashtu siç duhet të jetë edhe vetë vardisja.

Dukej sikur të tilla gjëra janë fashitur njëherë e mirë, por ja tek shfaqet sërish sot, aq e çmuar dhe e pëlqyer nga të rinjtë dhe të rriturit. Padyshim vardisja është art më vete, që kërkon kohë dhe durim.

Dhe pavarësisht nga përkushtimi, nuk është e thënë që të arrish atë që do. Frika nga dështimi, koha e pamjaftueshme për lajka e miklime, droja, mëdyshja në atë që dëshiron shpesh e zverdhin kënaqësinë e vardisjes.

Veç kësaj edhe rolet klasike burrë-grua kanë ndryshuar. Sot, edhe gratë janë tepër aktive, madje jo rrallë janë edhe më të vendosura.

Por si kryhet rituali i vardisjes dhe si i fitohet zemra tjetrit?

Elementët e ritualit kanë mbetur po ato: vështrimet, letrat (sot edhe SMS dhe email), lulet, komplimentet, humori, ftesat, deklaratat). Simpatia dhe një grimë ironie ndaj vetes kanë gjithnjë efekt pozitiv, nxjerrin në pah inteligjencën dhe sensin e humorit.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares