Personale

Krenari dhe paragjykim

Nga  | 

Kështu titullohet libri i shkrimtares feministe – një ndër themelueset e femininizmit në letërsi – Jane Austen: “Pride and Prejudice”. Por pak lidhje ka ky libër me atë që mund të shprehë titulli.

Për ta konkretizuar në kontekstin shqiptar; a ju ka ndodhur të takoni skajet e këtyre dy realiteteve bash aty ku sipërfaqësorja thërret për të kundërtën?

Lorna është një grua e re në të 30-at. Gjithçka që ajo ka dhe beson prej shumë kohësh, ndryshoi shpejt. Papritmas, sheh se shoqet që kishte nuk ishin të pranishme në gëzimet dhe problemet e saj, por vetëm në tavolina ku diskutohej për modën, këpucët dhe make up-et. I dashuri e pati braktisur për një grua të pasur. Prindërit nuk mund t’ia kuptonin aspak problemet. Dhe papritur, bosi e hoqi nga puna duke e quajtur “të mbikualifikuar”. Çfarë do të bëjë tani me kaq shumë kthesa dhe ndryshime të reja? Si do ta rifitojë jetën e saj?

Eni (40 vjeç) një ditë, kupton se profesioni i tij prej juristi nuk e tërheq më. Ajo që do me të vërtetë është të udhëtojë dhe të eksplorojë. Por, kjo është vetëm një dëshirë.

Eni është një kryefamiljar dhe përgjegjësia kundrejt familjes është ajo që e kufizon. Kjo ndërthurje ëndrrash dhe realiteti e shtyn në depresion të thellë. Papritmas, ai ndihet i pasigurtë. Nuk di më a kanë qenë të sakta zgjedhjet që ka bërë në jetë? A ka qenë ai ndonjëherë me të vërtetë vetja?

Edhe Lorna, edhe Eni, në thelb kanë një problem të ngjashëm (jo të njejtë). Ajo që dallon është qasja gjinore e shoqërisë ndaj situatës së tyre dhe liria e gjithsecilit për të vepruar përpara zgjedhjeve përkatëse.

Lorna gjendet në një situatë të ndërlikuar jo vetëm si zgjedhje e saj. Për këtë arsye, edhe pritshmëritë për të ardhmen kërkojnë përpjekje ekstra (që mbarten edhe prej pasojave të ardhura jo vetëm si zgjedhje e saj.)

Eni, në raport me shoqërinë është krejtësisht i pavarur. Si do të reagojë shoqëria në raport me zgjedhjen e tij kjo nuk ka asnjë rëndësi. Problemi i tij i vetëm është të përballet me depresionin.

Në të dy rastet është e qartë se ajo që përcakton suksesin e secilit për të bërë përpara është forca personale, e cila në çdo rast është e realizueshme vetëm nëse nuk vendoset në një kandar të gabuar, sikur Lorna dhe Eni të ishin dy fruta në peshore.

Këtu merr rëndësi shoqëria e shëndoshë; ku psikologu, mjeku, miku apo i afërmi supozohet se janë gjithashtu produkt i një shoqërie të shëndoshë perëndimore.

Krenaria dhe paragjykimi janë dy elementët më tipikë skajorë të shoqërive të vogla apo realiteteve oruelliane. Mesorja e tyre do të përbënte gjykimin pa paragjykim, ku secili njeri shihet në dritën e të vërtetës. 

K.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares